RMV, nga viti i ardhshëm limiti për kthimin e TVSH-së për qytetarët do të rritet nga 1800 në 2100 denarë për tremujor

Drejtoria e të hyrave publike (DAP) dhe Ministria e Financave do të propozojnë ndryshime ligjore me të cilat do të rritet shuma maksimale për kthim të TVSH-së për personat fizik nga 1.800 në 2.100 denarë për tremujor, tha drejtoresha e DAP-it Sanja Lukarevska në konferencën e sotme për media, transmeton Portalb.mk.

“Me ministrin e Financave do të paraqesim propozim për ndryshime në ligj për kthimin e një pjese të TVSH-së personave fizikë me synim vitin e ardhshëm, gjegjësisht nga 1 janari 2023 duhet të rritet kufiri i kthimit të TVSH-së, me çka në vend të 1.800 denarë për tremujor, qytetarët të mund të marrin maksimum 2.100 denarë për faturat e skanuara përmes aplikacionit “TVSH-ja ime”, tha Lukarevska.

Konferenca e sotme për shtyp ishte me rastin e tre vjetorit të masës “TVSH-ja ime”.

“Masa ‘TVSH-ja ime’ feston ditëlindjen e tretë. Në këto tri vite, me kthimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar, qytetarëve iu kthyem 4,2 miliardë denarë ose afro 68,3 milionë euro. Këto janë mjete serioze dhe përmes tyre kemi ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e buxheteve familjare, në rritjen e numrit të llogarive fiskale të lëshuara, si dhe në uljen e ekonomisë gri dhe konkurrencës së pandershme”, tha Lukarevska.

Kjo masë e vendosur në vitin 2019, parasheh që çdo qytetar që ka mbi 15 vjet dhe ka letërnjoftim të vlefshëm, të ketë mundësi për kthim të TVSH-së. Është e nevojshme vetëm që të ketë llogari bankare dhe të jetë i regjistruar në sistemin e-tatime. Masa ishte paralajmëruar se çdo familje do të fitojë maksimum nga 500 euro në vit nga kthimi i TVSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button