Shaqiri: Nëse nuk luaj, do të largohem

Xherdan Shaqiri le te hapur mundësine e largimit nga Bayerni i Mynihut pasi gjatë sezonit te fundit ka gjetur shumë pak hapësira nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Sulmuesi me origjine kosovare nuk i largon skuadrat angleze të interesuara për të edhe pse kerkon të fitojë besimin e teknikut katalanas që këtë sezon e aktivizoi si titullar në vetëm 10 ndeshje në kampionat, transmeton Supersport.

“Ështe e qartë se nuk mund te vazhdoj keshtu por kjo nuk ndryshon asgjë. Do te punoj shume qe te ndryshoj shume gjera fillimisht te vetja ime. Dua te luaj ne ndeshje te rendesishme dhe jo thjesht ne kampionat. Thënë më qartë, nuk dua te kaloj më një sezon si ky qe sapo përfundoi”.

Ne vijim të intervistës, lojtari i kombëtares zviceriane ia bën të qartë Pep Guardiolas se do ta këtë shume të veshtirë të marrë një vendim sezonin e ardhshëm pasi nëse gjerat nuk ndryshojnë ateherë largimi është i paevitueshëm.

“Une dua te luaj sa më shumë dhe Champions League është një kompeticion ku nuk dua të mungoj. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Nese largohem nga Gjermania, do të pranoj oferta vetëm nga klube qe nuk luajnë në Bundesliga dhe mbi te gjitha që luftojnë për kampionatin e vendit ku luajnë”.

Xherdan Shaqiri ka një kontratë që e lidh me Bayerin e Mynihut deri ne vitin 2016.

Lajme të ngjashme

Back to top button