LSDM e bën situatën politike më kaotike, Gruevski alarmon për pasojat

Pavarësisht nëse do të ketë zgjedhje plotësuese, tani më është e qartë se Parlamenti do të duhet të funksionojë pa opozitën gjatë periudhës së ardhshme.  Dilemat që shtrohen janë parasë gjithash në pritshmërinë se çfarë mund të ndodh në një situatë të tillë dhe nëse kjo di t’i mundësojë një qeverisje më të fuqishme se deri më tani?

Zaev ka shtuar se gjitha partitë opozitare kanë ndërtuar platformë për veprim jashtë-institucional dhe se së shpejti do të harmonizohen në platformë të përbashkët të Unionit opozitar.

Nikolla Gruevski e ka vlerësuar si të dëmshme zgjidhjen e LSDM-së për dorëheqjen nga mandatet, duke vlerësuar se ky vendim do ët ndikojë në proceset integruese të vendit.

Deri më tani në mandatet e më parshme të qeverisjes së VMRO-DPMNE, ndikimi i opozitës ka qenë fare i vogël, por pritet të shihet çfarë do të jetë diferenca pas dorëheqjes nga mandatet e fituara?

Analistët politik vlerësojnë se kjo e bën situatën politike më kaotike dhe me shumë paqartësi.

Për analistin Albert Musliu, gjërat mund të jenë më të qarta që në fillim.

“Në gjithë këtë ekziston një tendencë improvizimi me vendimin e Gjykatës Administrative dhe tani me dorëheqjen e deputetëve të opozitës. Me vetë faktin se që në mbrëmjen e parë të zgjedhjeve LSDM-ja deklaroi se nuk do i pranojë rezultatet e zgjedhjeve dhe kjo duhej të ishte e qartë se ata nuk duan marrin pjesë në Parlament”, thotë Albert Musliu.

Sipas Musliut tani në Parlament nuk ka kusht të kritikojë, kush të shtrojë pyetje. Ai thekson se partitë qeverisëse tani mund të ndihen më komode dhe të sjellin vendime për të cilët deri më tani janë përmbajtur.

Petar Arsovski është më i drejtpërdrejtë për zhvillimin e zgjedhjeve të reja ku opozita mund të vendos se a do të marrë pjesë apo jo në zgjedhje. Sipas tij zgjedhjet plotësuese do të ishin një keqpërdorim  sepse nuk mund që të njëjtit votues të votojnë dy herë për deputet.

Petar Arsovski mendon se në aspektin praktik nuk mund të pritet asnjë ndryshim në funksionimin e qeverisë, pavarësisht nëse në Parlament do të jetë opozita apo jo.

“Qeveria ka treguar se pa problem mund të nxjerrë opozitën nga parlamenti, si më 24 dhjetor 2012, kshtu që në këtë aspekt nuk mund të ndryshojë asgjë”, thotë Arsovski. Por ai shton se deri sa LSDM-ja qëndron vendimit të saj për dorëheqjen e deputetëve, kjo do të bëjë ndryshimin në marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit qeveritarë mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button