Bytiqi në FEM22: “Jemi të gatshëm të bëjmë një tranzicion të drejtë social të energjisë që do të na sjellë siguri dhe diversifikim energjetik”

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi në fjalën e tij përshëndetëse në hapjen e konferencës FEM – Forumi Energjetik Maqedonas 2022, tha se një nga prioritetet kryesore të qeverisë në periudhën e ardhshme do të jetë përfundimi i të gjitha proceseve të nisura që do të nënkuptojnë tranzicion të drejtë social të energjisë që do të na sjellë siguri energjetike dhe diversifikim të sistemit energjetik.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka arritje të rëndësishme në aspektin e tranzicionit energjetik në periudhën e kaluar, duke zbatuar disa reforma dhe duke ndjekur vizionin e saj për ndërtimin e një sistemi energjetik të besueshëm, efikas, ekologjik dhe konkurrues që do të ndihmojë rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Zëvendëskryeministri Bytyqi gjithashtu iu referua faktit se Maqedonia e Veriut ishte pala e parë kontraktuese që miratoi Planin e saj kombëtar për energjinë dhe klimën dhe ia dorëzoi atë Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, duke reflektuar përkushtimin e vendit për dekarbonizimin dhe transformimin e ekonomisë dhe sistemit të saj energjetik për përballje me sfida të reja në periudhën e ardhshme në kohën e duhur.

Zëvendëskryeministri theksoi se legjislacioni ynë është në përputhje me paketën e tretë të direktivave të BE-së në lidhje me tregun e brendshëm, si dhe me direktivat e BE-së për efiçencën e energjisë, dhe bazohet në Strategjinë e Zhvillimit të Energjisë deri në vitin 2040, e cila tashmë është hartuar në pesë dimensionet e Unionit të Energjisë dhe është i pari i këtij lloji midis palëve kontraktuese të Komunitetit të Energjisë.

Po ashtu, Bytyqi theksoi se vendi ynë është në proces të zhvillimit dhe zbatimit të disa projekteve të mëdha dhe strategjikisht të rëndësishme të energjisë së rinovueshme që do të garantojnë sigurinë dhe diversifikimin tonë energjetik, duke u larguar nga lëndët djegëse fosile.

Forumi Energjetik Maqedonas FEM 2022 nisi dhe dhe do të mbahet dhe sot në Ohër dhe pritet të marrin pjesë më shumë se 50 panelistë vendas dhe ndërkombëtarë, ekspertë, përfaqësues të lartë institucionalë dhe faktorë të tjerë kyç në sektorin energjetik në gjithsej shtatë panele, kurse fokusi kryesor i edicionit të sivjem është zbutja e krizës aktuale energjetike nëpërmjet një tranzicioni të drejtë dhe demokratik energjetik.

Edicioni i pestë i FEM  organizohet nga Instituti ZIP, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nën kujdesin e Zyrës së zëvendëskryeministrit përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, Ambasadës së SHBA në Shkup dhe Delegacionit të BE-së në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button