Sulejmani thyen rekordin e Pandevit

Taulant Sulejmani ka hyrë në historinë e futbollit të Maqedonisë, duke u bërë lojtari më i ri që ka debutuar për përfaqësuesen më të mirë të vendit. Futbollisti i talentuar kumanovar, i cili në janar të vitit të ardhshëm nga Rabotniçki do të kalojë në rradhët e Jang Bojsit të Zvicës, të hënën ka tejkaluar rekordin që mbahej nga Goran Pandev.

Mes tjerash Taulanti ne profilin e tij nuk e ka lënë pa shprehë falënderim për suksesin e arritur, ku mes tjerash ka shkruar. “Falënderit ALL-LLAH , që debutova për reprezentacionin ‘A’ të Maqedonisë, jam shum i lumtur dhe falëmnderoj nga zemra selektorin e Maqedonisë , i cili më dha shansin që të jem pjesë e këtij reprezentacioni, po ashtu në tq njejtën datq, un hyra në historinë e Maqedonisë si lojtari më i ri i këtij reprezentacioni më të mirë të Maqedonisë”, ka shkruar Sulejmani.

Në ndeshjen miqësore me Kamerunin, Sulejmani hyri në lojë në minutën e 58-të, duke hyrë me këtë edhe në historinë e përfaqësueses së Maqedonisë si debutuesi më i ri me 17 vite, 6 muaj dhe 12 ditë.

Deri tani ky rekord mbahej nga Goran Pandev, i cili në vitin 2001 debutoi përballë Turqisë me 17 vite, 10 muaj dhe 11 ditë. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button