Mickoski ka një kërkesë për Qeverinë pas konferencës së Kovaçevskit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka komentuar propozimin francez për zgjidhjen e problemit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke vlerësuar se ky propozim shumë pak dallon prej të kaluarit, transmeton Portalb.mk.

“VMRO-DPMNE, për çfarëdo çmimi, asnjëherë nuk do të pranojë zgjidhje që është e dëmshme për popullin dhe ardhmërinë maqedonase. Mund të njoftojmë që në bazë të informatave tona, janë vetëm dy fjalë të ndryshuara nga propozimi i kaluar”, deklaroi Mickoski.

Ai kërkoi nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut të publikojë në ueb-faqen e saj propozimin francez.

“Kërkesat bullgare janë pjesë e propozimit të modifikuar. Kjo është një disfatë.”, deklaroi Mickoski.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka komentuar propozimin francez për zhbllokimin e procesit eurointegrues, përmes së cilës hapet rruga për zgjidhjen e problemit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Qëndrimi zyrtar do të publikohet, pasi propozimi do t’i kalojë të gjitha filtrat e institucioneve të prekura, do të pasojë një konsultim i gjerë me koalicionin qeveritar, pastaj me Presidentin, me Kuvendin, me opozitën, si dhe me sektorin joqeveritar dhe ekspertët në vend”, premtoi Kovaçevski.

Ai ka sqaruar që do të anulojë organizimin e protestave për krizën ekonomike, për shkak përqendrimit në zgjidhjen e problemit me Bullgarinë.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka pranuar propozimin nga Presidenca Franceze me ide që i referohen qëndrimeve dhe pozitave të vendit.

“Unë mendoj se kemi gjetur kompromis për mosmarrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi Kornizën e Negociatave të BE-së,” tha Macron.

Parlamenti bullgar e miratoi rezolutën që miraton heqjen e vetos për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Propozimi kaloi me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenime.

Edi Rama pas këtij propozimi, ka kërkuar nga politikanët e Maqedonisë së Veriut të pranojnë mundësinë, me çka do të zhbllokohet rruga eurointegruese e dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button