fbpx

Kryeministri Kovaçevski premtoi që vendimi për propozimin francez do të merret së bashku

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka komentuar propozimin francez për zhbllokimin e procesit eurointegrues, përmes së cilës hapet rruga për zgjidhjen e problemit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

“Qëndrimi zyrtar do të publikohet, pasi propozimi do t’i kalojë të gjitha filtrat e institucioneve të prekura, do të pasojë një konsultim i gjerë me koalicionin qeveritar, pastaj me Presidentin, me Kuvendin, me opozitën, si dhe me sektorin joqeveritar dhe ekspertët në vend”, premtoi Kovaçevski.

Ai informoi që në Ministrinë për Punë të Jashtme në Maqedoninë e Veriut sot ka ardhur propozimi francez për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë, pasi Qeveria ka intervenuar në Bruksel.

“Apeloj deri te akterët politik dhe mediat që të përmbahen nga spekulimet, të bazohen në informata zyrtare të institucioneve. Procesi do të jetë transparent, ne me publikun do të ndajmë detajet relevante, që të mund të nxjerrët vendimi përfundimtar”, sqaroi Kovaçevski, duke premtuar se “vendimin për të ardhmen tonë do ta marrim së bashku”.

Kovaçevski ka deklaruar që çështjet historike nuk do të jenë në kornizën e negociatave.

Në orët e pasdites, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar seancën e 57-të.

“Në seancën e 57-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryeministri Dimitar Kovaçevski i informoi anëtarët e Qeverisë që në Ministrinë për Punë të Jashtme nga presidenca franceze ka ardhur propozimi me zgjidhje për ngërçin me Republikën e Bullgarinë”, njoftojnë nga Qeveria.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka pranuar propozimin nga Presidenca Franceze me ide që i referohen qëndrimeve dhe pozitave të vendit.

“Unë mendoj se kemi gjetur kompromis për mosmarrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi Kornizën e Negociatave të BE-së,” tha Macron.

Parlamenti bullgar e miratoi rezolutën që miraton heqjen e vetos për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Propozimi kaloi me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenime.

Edi Rama pas këtij propozimi, ka kërkuar nga politikanët e Maqedonisë së Veriut të pranojnë mundësinë, me çka do të zhbllokohet rruga eurointegruese e dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button