Propozimi i modifikuar francez është shumë më i mirë se i kaluari, vlerësoi Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur në lidhje me propozimin francez të cilin e ka pranuar nga homologu i tij, si një propozim zyrtar i Presidencës Franceze që po udhëheqë me Bashkimin Evropian. Ai propozimin francez nuk e llogarit si një propozim të ri, por një korrigjim të propozimit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Nuk bëhet fjalë për propozim të ri. Në dy-tri vende në propozim ka ndryshime të cilat janë sjellë në konsultim me të dy palët. Megjithatë, ne deklaruar që mos të përsërisim gabimin nga hera e kaluar, nuk mundet askush – as presidenti, as kryeministri – askush nuk mund të flas në emër të gjithë kombit”, deklaroi Pendarovski për Sitel.

Ai paralajmëroi që ky propozim francez do t’i komunikohet fillimisht Qeverisë, partnerëve të koalicionit, opinionit në vend dhe patjetër Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, sqaroi që me këtë propozim janë njoftuar tashmë edhe pala bullgare.

“Mund te ju them se propozimi francez i modifikuar është shume më i mirë se i kaluar. A është i mjaftueshëm?! Tash do të përmbahem”, deklaroi Pendarovski, i cili vlerësoi që nuk është mirë të jep vlerësime tjera për shkak ndjeshmërisë së procesit.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka pranuar propozimin nga Presidenca Franceze me ide që i referohen qëndrimeve dhe pozitave të vendit.

“Unë mendoj se kemi gjetur kompromis për mosmarrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi Kornizën e Negociatave të BE-së,” tha Macron.

Parlamenti bullgar e miratoi rezolutën që miraton heqjen e vetos për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Propozimi kaloi me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenime.

Edi Rama pas këtij propozimi, ka kërkuar nga politikanët e Maqedonisë së Veriut të pranojnë mundësinë, me çka do të zhbllokohet rruga eurointegruese e dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button