Edi Rama ka një kërkesë për shqiptarët dhe maqedonasit e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes Tëitter-it pas presidenti francez, Emanuel Macron, ka shpalosur propozimin për zgjidhjen e ngërçit ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, zgjidhje që i hap rrugën eurointegruese edhe Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.

“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian!”, shkruan Rama.

Ai pas këtij propozimi, ka kërkuar nga politikanët e Maqedonisë së Veriut të pranojnë mundësinë, me çka do të zhbllokohet rruga eurointegruese e dy vendeve.

“Vëllezërve maqedonas & shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, kërkoi Rama.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka pranuar propozimin nga Presidenca Franceze me ide që i referohen qëndrimeve dhe pozitave të vendit.

“Unë mendoj se kemi gjetur kompromis për mosmarrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi Kornizën e Negociatave të BE-së,” tha Macron.

Ndryshe, Parlamenti bullgar e miratoi rezolutën që miraton heqjen e vetos për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Propozimi kaloi me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button