Pse u tërhoqën rusët nga Ishulli i Gjarpërinjve apo kush i shtyri

“Forcat ruse u tërhoqën nga Ishulli i Gjarpërinjve në brigjet e Ukrainës në Detin e Zi si shenjë e vullnetit të mirë”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Dhe sipas Rusisë, “shenja e vullnetit të mirë” u referohet përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara për të organizuar një korridor humanitar për eksportin e produkteve bujqësore nga Ukraina, raporton Koha.net.

E vetmja gjë që Ministria e Mbrojtjes ruse nuk e përmendi është fakti se ata forcat e saj u detyruan ta bëjnë këtë pas donacionit amerikan të raketave me shumë tyta M142 apo Sistemi i Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS).

Ushtria ukrainase transportoi një nga HIMARS-ët e parë fillimisht në Odesa dhe më pas pak më në jug, pranë Ishullit të Gjarpërinjve. Sulmi i parë u njoftua më 21 qershor, kur imazhet satelitore treguan të paktën tri vende të sulmit. Imazhet satelitore nga 23 qershori treguan një zonë dukshëm më të madhe të ndikimit të raketave ukrainase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button