Polonia përfundoi murin në kufirin me Bjellorusinë

Polonia ka përfunduar ndërtimin e murit prej çeliku në kufirin e saj me Bjellorusinë, të cilin filloi ta ndërtojë për të mbajtur jashtë emigrantët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka inspektuar në vend murin prej çeliku të përfunduar në kufirin e saj me Bjellorusinë.

Në një deklaratë, Morawiecki mbrojti idenë e tij se shenja e parë e luftës në Ukrainë është sulmi i presidentit bjellorus Alexander Lukashenko ndaj kufirit të Polonisë.

“Muri të cilin Qeveria e Polonisë filloi ta ndërtojë në muajin janar është pjesë e luftës kundër Rusisë”, tha Morawiecki duke shtuar se ka përfunduar muri prej çeliku i cili u ndërtua me një lartësi 5.5 metra dhe gjatësi prej 186 kilometra në kufirin me Bjellorusinë.

Morawiecki rikujtoi se kanë hapur dyert e tyre për miliona emigrantë ukrainas. “Ne sot mund ta ndihmojmë Ukrainën falë largpamësisë tonë politike”, tha ai.

Ndërsa mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë reaguar ndaj qeverisë e cila pranon emigrantët e krishterë dhe refuzon emigrantët myslimane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button