Shqiptarët me 22 fanella!

Pesë shqiptarët e Kampionatit Botëror, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemajli, Valon Behrami, Granit Xhaka e Admir Mehmedi do të kenë nga 22 fanella për Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’. Pesëshja e Zvicrës do të kenë të shtypura nga 22 fanella secili, nga 11 të kuqe dhe nga 11 të bardha, të cilat do t’i marrin me vete.

Numrin më të madh për nga madhësia (XL) prej tyre e kanë kërkuar Shaqiri (ndonëse është më trupshkurtër, por i zhvilluar) dhe Mehmedi. Zvicra në Botëror garon në një grup me Francën, Ekuadorin e Hondurasin. Qëllimi i tyre është kalimi i grupit, gjë që do të llogaritej sukses. Shqiptarët e Kosovës, Xhaka, Shaqiri e Behrami, pritet të marrin edhe flamuj të Kosovës në Botëror.

Zvicra ka nisur grumbullimin më 25 maj, derisa fazën përgatitore janë duke e kryer në Luzern. Më 31 maj ata zhvillojnë miqësoren e parë, ku për kundërshtar do të kenë Xhamajkën, me të cilin Kosova ishte afër aranzhimit të miqësores për 5 mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button