Bekteshi: Aktualisht vendi është plotësisht i varur nga gazi rus, punojmë për pavarësi

Vendi momentalisht është plotësisht i varur nga gazi rus, por lidhja energjetike me rajonin, ndërtimi i interkonektorëve të rinj të gazit natyror me vendet fqinje do të kontribuojë në diversifikim të burimeve të furnizimit me energji dhe më pak varrshmëri nga Rusia, transmeton Portalb.mk.

Sipas Bekteshit, vendi po punon në masa dhe projekte në fushën e energjisë për rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, por për momentin vendi varret vetëm nga gazi rus.

“Maqedonia e Veriut ka vetëm një gazsjellës me Bullgarinë, i cili është plotësisht i dhënë me qira nga Gazprom, nëse Gazprom vendos të ndërpresë furnizimin me Maqedoninë e Veriut, atëherë vendi nuk ka burime të tjera furnizimi për momentin. Deri në fund të vitit presim të fillojë ndërtimi i interkonjektorit të gazit natyror me Greqinë, i cili do të zvogëlojë varëshmërinë tonë nga gazi rus”, tha Bekteshi.

Ai nënvizoi se vendi po shqyrton mundësitë dhe projektet në fushën e investimeve për tranzicionin e gjelbër të vendit dhe theksoi se aktualisht investimi kryesor është ndërtimi i interkonjektorit me Greqinë.

“Maqedonia e Veriut është përfshirë në platformën e parë rajonale të Bashkimit Evropian për blerjen e energjisë, e cila do të adresojë nevojat rajonale për gaz, energji elektrike, infrastrukturë, çmime dhe do të reduktojë varëshmërinë nga burimet ruse të energjisë. Presim masa dhe hapa konkretë nga kjo platformë, duke pasur parasysh pritshmëritë për thellimin e krizës energjetike në Evropë”, tha Bekteshi.

Këto komente ai i bëri në Forumin e Energjisë të Maqedonisë MEF 2022 i cili mbahet sot dhe nesër në Ohër, ku pjesëmarrës janë aktorë të rëndësishëm të sektorit të energjetikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button