Zekiri nga spitali shkon në shtëpi, Apeli ia shfuqizoi paraburgimin efektiv

Muhamed Zekiri do të dalë nga Burgu i Shutkës. Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit, të cilin sot e miratoi. Atij i është shqiptuar paraburgim shtëpiak, a nga Klinika Infektive në Shkup ku po qëndron afër një muaj, do të transferohet në burg, ndërkaq pastaj me shoqërim policor në adresën shtëpiake në Çair, njofton Portlab.mk.

Gjykatësit e Apelit e kanë ndryshuar mendimin pasi që Zekiri përfundoi në mjekim spitalor, ndërkaq për pjesën tjetër, avokatët e Zekirit i kanë theksuar të njëjtat rrethana për çka kanë kërkuar që të shfuqizohet paraburgimi.

“Për të dyshuarin është caktuar paraburgim shtëpiak”, thanë nga Apeli.

Tani për tani nuk dihet se kur do të lëshohet Zekiri nga spitali. Ai ende gjendet në Klinikën Infektive në Shkup. Diagnoza e saktë ende mbetet e panjohur për opinionin. Avokati Aleksandar Trajkovski ka theksuar se ka probleme serioze me shëndetin.

Muahmed Zeqiri përfundoi në paraburgim pasi Prokuroria ka hapur hetime në të cilat dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Bashkë me të si të dyshuar se u ka ndihmuar janë edhe dy shtetas kroatë, për të cilët është caktuar edhe masa e paraburgimit, por pasi se janë të paarritshëm për forcat e rendit, masa do të hyjë në fuqi kur eventualisht të ndalohen.

Zeqiri dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni sekretar i përgjithshëm në Qeveri pas dyshimeve se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Bëhet fjalë për hetim në të cilin Prokuroria dyshon se sekretarin e Përgjithshëm se në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani në vlerë të përgjithshme prej rreth 941.985 euro, që është për rreth 147.000 euro më shumë se 795.000 euro, shumë që është rënë dakord për shërbime konsulence.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button