Përmes muralit, UNICEF i këshillon prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre

Institucionet shtetërore kanë prezantuar të dhënat e fundit për marrjen e vaksinave të rregullta për fëmijët në muajin prill të këtij viti. Duke paralajmëruar se marrja e vaksinave është e ulët në nivel shtetëror, veçanërisht për vaksinën kundër fruthit, rubeolës dhe shytave. Megjithëse normat e fëmijëve të vaksinuar në vitin 2021 (për dozën e parë të MMR-së është 70,4%, dhe për dozën e dytë është 80,4%) janë rritur në krahasim me normat e vitit 2020 (për dozën e parë të MMR-së është 63%, dhe për dozën e dytë është 68,5 %). Por, kjo është larg përqindjes së kërkuar, pasi që duhet 95% të fëmijëve të vaksinohen për të arritur imunitetin dhe mbrojtjen kolektive, shkruan MOF, transmeton Portalb.mk.

UNICEF thotë se është i shqetësuar që përqindjen e vaksinimit MMR në vitin 2021 pasi që janë dukshëm më të ulëta se në vitin 2018 (MRP1 – 74.8% dhe MRP2 – 93.8%) kur vendi u përball me një epidemi të fruthit, e cila shkaktoi 4 vdekje të fëmijëve të moshës 5 deri në 13 muaj, të cilët ishin fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MMR.

Për t’u kujtuar prindërve rëndësinë e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe për të rritur përqindjen të vaksinuarve, UNICEF dhe Ministria e Shëndetësisë kanë përgatitur materiale komunikimi që janë shpërndarë në vendet që frekuentohen shpesh nga prindërit, si dhe në kopshte, qendra vaksinimi dhe maternitete.

Këtë javë një mural u pikturua në qendër të Shkupit duke u kujtuar prindërve dhe kujdestarëve se vaksinimi i fëmijëve mbron shëndetin e tyre.

UNICEF-i thekson se murali simbolizon nevojën që prindërit dhe kujdestarët të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur fëmijët e tyre. Në një përpjekje për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve, prindërit duhet të dinë se vaksinimet e rregullta të fëmijërisë janë mënyra më e sigurt, më e lehtë dhe më efektive për të mbrojtur shëndetin e fëmijërisë dhe gjatë gjithë jetës, tha në një deklaratë Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button