Ekipet mobile mjekësore të Kryqit të Kuq do të patrullojnë nëpër qendër të Shkupit për ndihmë nga vala e të nxehtit

Sot dhe nesër në Shkup do të patrullojnë ekipet mobile të Kryqit të Kuq të përbëra nga mjek ose ndihmësmjekë. Vullnetarët do të shpërndajnë ujë dhe fletushka me këshilla për mbrojtje nga moti i nxehtë, do të masin presionin e gjakut të qytetarëve të cilët do të ankohen, ndërsa për rastet më të rënda do të sigurohet transport deri në objektin më të afërt mjekësor apo në shtëpi, njoftoi Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Për aktivitetet në terren për përballimin e valëve të mundshme të të nxehtit, do të jenë të angazhuar 20 vullnetarë nga Ekipi për përgjigje gjatë katastrofave me pesë vetura, të cilat do të patrullojnë nëpër qytet. Është planifikuar që sot dhe nesër ekipet mobile të dalin në terren nga ora 11 deri në 16 dhe të patrullojnë zonën qendrore të qytetit dhe stacionet më të mëdha të autobusëve. Aktivitetet do të vazhdojnë sipas parashikimeve për temperatura të larta.

Ekipi për shpëtim malor i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit edhe këtë vit është i përfshirë në mënyrë aktive në aktivitete për parandalimin dhe zvogëlimin e dëmeve të shkaktuara nga vala e të nxehtit dhe zjarret.

“Vullnetarët nga ekipi me material propagandistik do të ndikojnë në ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe zakonet e tyre kur lëvizin nëpër male dhe do të jenë aktivë në dhënien e këshillave se si të mbrohen nga vala e të nxehtit dhe nëse është e nevojshme t’u japin ndihmën e parë”, theksohet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button