Blatteri flet për Januzajn

Numri një i futbollit botëror flet për Adnan Januzajn. Sepp Blatter, president i FIFA-s, ka shkruar në profilin e tij zyrtar për Adnan Januzajn, duke e kujtuar si lojtar të dalë nga turneu i organizuar nga institucioni i tij.

“Shumë yje të mëdhenj kanë luajtur në ‘The Blue Stars FIFA Youth Cup’. Adnan Januzaj nga Manchester United ishte lojtari më i mirë në vitin e kaluar”, ka shkruar ai. Januzaj së fundi zgjodhi Belgjikën, me të cilën do të luajë në Kampionat Botëror.

Lajme të ngjashme

Back to top button