Ciampiris: Greqia në fazën parazgjedhore, vështirë të ketë zgjidhje për emrin

Aristotel Ciampiris, profesor për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Pireas, vlerësonë se rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në Greqi paraqesin hyrje në një fazë kur nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat patjetër duhet të mbahen në pranverën e vitit 2015 dhe kjo situatë do të pamundësojë bisedime serioze për zgjidhjen e çështjes së emrit me Maqedoninë.

“Rezultati më i rëndësishëm i zgjedhjeve është se Greqia futet në një periudhë parazgjedhore. Kjo është pasi janë të nevojshme 180 vota në Parlamentin grek që të zgjidhet president i Republikës, kurse nëse SYRIZA nuk është e gatshme të mbështesë një kandidat të përbashkët për president, pasardhës i Papulasit, kjo nënkupton se zgjedhje të parakohshme parlamentare patjetër duhet të ndodhin deri në mars të vitit 2015”, thekson Ciampiris, transmeton “Zhurnal”.

Ai rikujton se është rregull i pashkruar në politikën greke që partia politike, e cila i fiton zgjedhjet për Parlamentin Evropian të fitojë në zgjedhje e ardhshme nacionale.

SYRIZA menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare evropiane ka kërkuar zgjedhje të parakohshme me arsyetimin se Qeveria e ka humbur besimin te grekët.

Nëse votat e grumbulluara shndërrohen në deputetë të Kuvendit ët Greqisë, atëherë SYRIZA do të ketë 130 deputetë, ndërkaq Nea Demokratia e Samarasit nuk do të arrinte as 70 deputetë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button