Serbia i quan vendimet e Qeverisë së Kosovës “thirrje për konflikt të madh”

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se “është e pafalshme” nga bashkësia ndërkombëtare se si po hesht pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës, që të vendosë reciprocitet për letërnjoftimet dhe që t’ua japë edhe një shans dymujor të gjithë atyrë që kanë targa të Serbisë në emër të qyteteve të Kosovës, që t’i kthejnë ato në RKS, raporton Koha.net.

Petkoviq ka thënë se kjo është “kërcënim për luftë”, duke iu referuar shtatorit, kur përfundon afati dymujor për kthimin e tabelave në RKS.

“Është e papranueshme që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare heshtin, derisa Albin Kurti po përgatitet për fillimin e një konflikti të madh dhe sulm ndaj serbëve në fund të shtatorit. Me heshtjen e tyre ata po bëhen pjesë direkte e destabilizimit”, thuhet në reagimin e Petkoviqit, përcjell zyra që udhëheq.

Gjithë kësaj ai i ka dhënë kah tjetër, duke thënë se qëllimi i Qeverisë së Kosovës është përzënia e serbëve nga vendbanimet e tyre.

“Serbët nuk do të lejojnë këtë. Duhet ta dinë këtë edhe në Prishtinë edhe në Bruksel”, thuhet tutje në reagim.

Sipas vendimit të Qeverisë, të gjithë shtetasit serbë që në kufi paraqiten me letërnjoftim të lëshuar nga Beogradi zyrtar, do të marrin një letër me të dhënat e tyre që do ta lëshojnë institucionet e Kosovës, njëjtë siç bëjnë autoritetet serbe kur shtetasit kosovar futen në këtë vend fiqnj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button