Treni goditi për vdekje dy migrantë në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka sqaruar që dy migrantë janë goditur për vdekje nga një tren i cili ishte në lëvizje, transmeton Portalb.mk.

“Në stacionin policor në Gjevgjeli është paraqitur që në binarët e hekurudhës, ndërmjet Stacionit Hekurudhor në Miravci dhe Klisura, një tren mallrash që lëvizte në drejtimit Gjevgjeli – Trubarevë, ka goditur dy migrantë”, raportoi Policia.

Ata ishin të shtrirë në vijën e binareve nëpër të cilët po lëvizte treni. Policia sqaroi që të dy kishin ndërruar jetë pas goditjeve të marra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button