Aktvendimet për gazetarin për rastin e “27 Prillit” në test para Gjykatës Kushtetuese

Dy aktvendimet e Gjykatës themelore civile Shkup dhe asaj të Apelit në të cilën gazetari Vllatko Stojanovski nga “Fokus” u refuzua dhe nuk iu konstatua shkelje e të drejtave të tij si gazetar në Kuvend gjatë kohës së të “enjtes së përgjakshme” janë nën pikëpyetje, raporton MIA.

Gjykata kushtetuese në seancë ka diskutuar për kërkesën e tij për liri dhe të drejta dhe propozimin e gjykatësit Osman Kadriu të refuzohet kërkesa për mbrojtje të lirive dhe të drejtave që Stojanovski që e inicioi përmes avokatit Filip Medarski, nuk e mori shumicën.

Kryetarja e Gjykatës kushtetuese, Dobrilla Kacarska ka argumentuar se nuk do të pajtohet  me dy aktgjykimet e Gjykatës civile dhe të Apelit pasi sipas tij e drejta e gazetarëve të raportojnë për 27 prillin është shkelur, ndërsa shteti nuk i ka mbrojtur.

Kacarska është bazuar në praktikën e Gjykatës në Strasburg dhe Konventës evropiane për të drejtat e njeriut sipas së cilës shtetet obligohen të krijojnë mjedis të favorshëm që të mundësojnë të shprehin idetë e tyre pa frikë. Ajo në seancë ka pyetur nëse duhet të flasim nëse te gazetarët ka pasur frikë.

Ndërkaq, gjykatësi Osman Kadriu i cili kishte dhënë propozim të refuzohet kërkesa e gazetarit Stojanovski, ka argumentuar se aktvendimet e Gjykatës civile dhe të Apelit janë mbështetur në fakte të rëndësishme dhe vendimtare.

Gjykatësi Darko Kostadinovski pjesërisht është pajtuar me kryetaren Kacarska, por në fund konkludoi se të gjithë ata që janë gjetur brenda kanë qenë në gjendje të njëjtë, nuk janë diskriminuar vetëm gazetarët.

Propozimi për refuzimin e kërkesës së gazetarit Stojanovski nuk ka marrë mbështetje, ose gjithsej 5 vota dhe do të gjendet në seancë kur Gjykata Kushtetuese do të ketë gjykatës të rinj dhe përbërje të plotë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button