Rroga të jashtëligjshme, regjistrim jo i plotë dhe parregullsi tjera në Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut, konstatoi Revizioni

Enti Shtetëror për Revizion ka konstatuar disa parregullsi në kontrollet e kryera në Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transport, për çka ka paraqitur edhe disa rekomandime, transmeton Portalb.mk.

“Llogaritja e pagës për punonjësit nuk është në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore; në bazë të evidentimit gudvill është vlerësuar vlera joreale e aktives; me akt të veçantë nuk e përcakton mënyrën e kryerjes së regjistrimit dhe e njëjta nuk zbatohet plotësisht me gjendjen 31.12.2020”, raportoi Enti vetëm për disa parregullsi.

Në listën e parregullsive, Enti theksoi edhe deklarimin joobjektiv të qëndrimeve për kërkesat afat shkurtër nga blerësit dhe detyrimet afatshkurtra ndaj furnizuesve dhe jokonsekuenca në procedurat për ndarjen e marrëveshjeve për prokurimet publike.

“Miratimin e rregullores për pagat, pajtueshmëria dhe përcaktimi i kritereve për llogaritjen e pagave; përcaktimi i atësisë së gjendjes fillestare dhe të dhënave hyrëse në librat tregtare dhe raportet financiare; miratimi i aktit për kryerjen e regjistrimit dhe kryerjen e regjistrimit të plotë vjetor në pajtueshmërinë e kontabilitetit me gjendjen faktike”, janë tre rekomandimet e Revizionit nda HRMV “Transport”.

Revizioni gjithashtu rekomandoi që të realizohet vlerësimi i arkëtimit të kërkesave dhe pagimi i detyrimeve në fund të çdo periudhe të njoftimit dhe në pajtim me dispozitat e përcaktuara të kryhen procedurat e prokurimit publik dhe realizimi i marrëveshjeve të lidhura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button