Çobani jurist i diplomuar

Almir Hoxhiq, (24) ka përfunduar studimet dhe është diplomuar në Fakultetin juridik  në afat, por edhe pse e ka pas parasysh gjendjen e vështirë në tregun e punës, megjithatë ka qenë i bindur se më të mirët mund të punësohen.

Një nga studentët më të mirë të Fakultetit juridik të Banja Llukës –Bosnjë e Hercegovinë, pas përfundimit të studimeve është bërë çoban-ruan delet.
Almir Hoxhiq, (24), ka vendosur që derisa të gjejë punë në profesion të ushtrojë këtë punë që nuk kërkon diplomë. Ai është nga Lubija afër Prijedorit dhe pos kësaj pune ai çdo ditë punon në fushë me traktor, merret me blegtori dhe punë tjera të bujqësisë-shkruan gazeta “Dnevni Avaz”.

Është regjistruar në Fakultetin juridik në vitin 2009 dhe i ka përfunduar studimet në afat rekord brenda katër vjetëve. Edhe gjatë shkollimit në shkollën fillore dhe të mesme, ka pas notën mesatare 5.0. Edhe pse është koshient për gjendjen e vështirë në tregun e punës, ka besuar se më të mirët megjithatë mund të gjejnë punë.

“Të gjithë provimet i kam dhënë në afat dhe nuk kam përsëritur asnjë provim”, shprehet Almir Hoxhiq, i cili gjatë studimeve vazhdimisht u ka ndihmuar prindërve në punët bujqësore për të mbijetuar dhe natyrisht ka qenë edhe burimi financiar për shkollimin e tij.

Tani çdo ditë punon nga 12 orë në ditë në punët që fare nuk kanë të bëjnë me profesionin e tij dhe që nga tetori i vitit të kaluar kur ka diplomuar, ka konkurruar disa herë për vend pune, por pa sukses.
“Për fat të keq, nga dhjetë studentët më të mirë të gjeneratës time vetëm tre janë punësuar”,ka deklaruar Almiri.

I vetëdijshëm se korrupsioni dhe nepotizmi është një kancer në Bosnjë e Hercegovinë dhe thjeshtë i është thënë se kushtet për punësim i plotëson, por nuk ka ndonjë lidhje për tu punësuar, prandaj ka vendosur të ruaje delet derisa të gjejë mundësinë për të shkuar jashtë shtetit.

Kjo dukuri nuk është dukuri vetëm në Bosnjë e Hercegovinë, por është pothuajse në tërë hapësirën e Ballkanit, ku korrupsioni dhe nepotizmi janë në kulmin e lulëzimit, ndaj rinia, kuadrot e reja të gjitha profileve  gjithnjë e më shumë po vendosin që karrierën dhe ardhmërinë e tyre ta kërkojnë jashtë vendlindjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button