Në objektin e vjetër të shkollës së Haraçinës do të themelohet shkollë e re

Disa nxënës dhe mësimdhënës të shkollës fillore “Gjergj Kastrioti – Skendërbeu” në Haraçinë do të zhvendosen në shkollën e re që do të themelohet, raporton Portalb.mk.

“Me vendim të Qeverisë, dhe me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nga muaji shtator në Komunën e Haraçinës do të themelohet edhe një shkollë e re fillore me emrin “Abdyl Frashëri” ku do të organizojë mësim për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën”, raportoi Ministri e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria ka vlerësuar se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e vitit shkollor 2022/23.

“Subjekti i ri juridik, gjegjësisht shkolla “Abdyl Frashëri”, e cila themelohet  me iniciativën e këshillit të komunës  do të funksionojë në objektin i cili deri më tani ishte  nën juridiksionin e shkollës fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, ku  do të barten 80 punonjës”, raportoi Ministria, duke sqaruar që këtu mësimin do ta ndjekin 1132 nxënës në 46 paralele.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button