“Vidovdani” me provokime: 10 serbëve iu ndalua hyrja në Kosovë, një u shoqërua në Polici

Dhjetë serbëve, shtetas të Malit të Zi, u është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës në orët e para të mëngjesit, për shkak se u janë gjetur fanella me mbishkrime të nxitjes së urrejtjes, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, bazuar në raportin zyrtar për planin operativ të manifestimit “Vidovdani”. Atyre u janë konfiskuar fanellat e gjetura në vetura. Ndalimi ka ndodhur në tri raste të ndara në pikëkalimet Vërmicë dhe Kullë, raporton Koha.net.

Në ngjarjen, që u përcoll me provokime në disa raste, një person është shoqëruar në Polici për thirrje dhe nxitje të urrejtjes e përçarjes.

Ka përfunduar ceremonia e Vidovdanit, ku shumë serbë të ardhur edhe nga Serbia u mblodhën të martën në Gazimestan, për ta shënuar atë.

Pas ceremonisë, serbët bënë provokime të ndryshme, duke valuar flamuj serb e rusë, ndërkohë edhe bënë thirrje “Kosova është Serbi”.

Policia, para fillimit të ceremonisë ka kontrolluar veç e veç pjesëmarrësit, e disa prej tyre edhe i ka zhveshur lart, për shkak të mesazheve provokuese në fanellat e tyre.

Policia e Kosovës nuk i ka lejuar disa serbë që t’i afrohen vendit në Gazimestan, ku po shënohet Vidovdani.

Serbët bartnin fanella provokuese, si hartën e Kosovës dhe katër shkronjat “S” dhe për këtë policia e Kosovës u doli përpara dhe i ktheu prapa.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë festë janë duke u kontrolluar nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button