Bastisje në burgun e Shtipit, janë gjetur drogë, armë dhe sende të tjera të ndaluara

Sot është zhvilluar aksion i koordinuar në burgun e Shtipit. Aksioni është realizuar në orët e hershme të mëngjesit nga ora 6 deri në 9, ndërsa ishte organizuar nga Administrata për ekzekutimin e sanksioneve, MPB dhe Prokurorinë Publike. Gjatë bastisjes në hapësirat e burgut, janë gjetur 11 telefona celular, 5 thika, 5 kaçavida dhe 23.500 denarë te një person. Në një dhomë janë gjetur edhe qese me substanca prikotropike dhe substanca ilegale, transmeton Portalb.mk.

Aksioni në burgun e Shtipit është pjesë e veprimeve të koordinuara në që do të vijojnë në periudhën e ardhshme. Çdo person i emërtuar nëse kryen vepër penale – keqpërdorim të pozitës zyrtare, do të mbajë përgjegjësi. Askush nuk do të kursehet nga përgjegjësia. Ky është fillimi i asaj që mund të jetë përbëjë afirmim dhe reagim të duhur ndaj dukurive devijuese.

“Pas marrjes së vendimit gjyqësor nga Gjykata Themelore Shtip, janë kryer bastisje në 11 qeli në reparte të ndryshme në burgun e Shtipit te 39 persona të dënuar të cilët janë duke vuajtur dënimin me burg. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar: sende me mbetje nga materia e pluhurit, telefona celularë, një shumë parash më e madhe se e lejuar me ligj që mund të posedojnë të dënuarit, thika dhe shumë sende të tjera të mprehta, shufra metalike dhe sende të tjera të forta”, thuhet në njoftimin e MPB.

Disa nga sendet e gjetura janë konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme në SPB Shtip, ndërsa sendet tjera i janë dorëzuar Shërbimit të burgjeve për procedurë të mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button