Sindikata e UKM-së shtyu protestën, për kërkesat e tyre do të ketë dialog me MASh-in dhe MF-në

Lidhja e Sindikatave të Universitetit “Shën “Kirili dhe Metodi” – Shkup sot mori vendim për shtyrjen e protestës së paralajmëruar për më 30 qershor pasi kanë marrë përgjigje nga Qeveria se kërkesat e tyre do t’i diskutojnë me ministritë kompetente, transmeton Portalb.mk.

“Ju informojmë se nga Qeveria e RMV-së, kemi marrë përgjigje për kërkesat tona për nënshkrim të marrëveshjes kolektive dhe rritje të pagave me të cilat obligohen Ministritë e Arsimit dhe Shkencës dhe Financave për bisedime lidhur me kërkesat tona, pavarësisht se themeluesi i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” është Kuvendi, me të cilin Sindikata ka zhvilluar negociata dhe ka harmonizuar plotësisht tekstin normativ të kontratës kolektive, përveç pjesës së rritjes së pagave”, thuhet në komunikatë.

Lidhja e sindikatave të UKM-së pret që Qeveria dhe dy ministritë t’i shqyrtojnë kërkesat e tyre, siç thekson “të justifikuara dhe të arsyeshme dhe do të përgjigjen pozitivisht” dhe shton se me vendimin për shtyrjen e protestës duan të mundësojnë kërkesat ekzistenciale t’i realizojnë përmes dialogut.

“Por, nëse kërkesat tona nuk pranohen, do të organizojmë protesta dhe sesioni i shtatorit për provimet nuk do të mbahet, thuhet në letrën e Lidhjes së Sindikatave të UKM-së nënshkruar nga kryetari i saj prof. Dr Angel Ristov.

Sindikata e UKM-së më 2 qershor ka shprehur pakënaqësinë e saj para Rektoratit të Universitetit, ndërsa të nesërmen është dashur të organizojë protestë paqësore para Qeverisë, e cila me vendimin e sotëm është shtyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button