Tetovë, politikanët ende çojnë selame zgjedhjesh (foto)

Edhe pse zgjedhjet dhe fushata zgjedhore mbaruan ende nëpër rrugët e Tetovës vazhdojnë të qëndrojnë stendat dhe afishet promovuese me fotografitë e kandidatëve konkurues.

Megjithëse përkundër ligjit të sjellë, që ‘afati i qëndrimit të tyre nëpër rrugë të caktuara të qytetit pas zgjedhjeve të jetë jo më shumë se 30 ditë’ në Tetovë vazhdojmë të ndeshemi me to.

Siç duket, kompetentët kanë vonuar të ndërmarrin një aksion për largimin e tyre, të cilat në dukje s’përbëjnë ndonjë rëndësi të madhe. Portalb kontaktoi me kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila tha se afishet së shpejti do të largohen.

“Komuna e Tetovës ka kërkuar nga partitë politike që të bëjnë largimin e të njëjtave ,dhe besoj se ata do t’i largojnë. Nëse ndodh e kundërta atëherë do t’i largojë komuna e Tetovës, por kam përshtypjen që nuk do të ketë nevojë për këtë pasiqë do ta bëjnë vetë partitë” – u shpreh ajo. Blerona Jakupi

Stendat dhe afishet promovuese
Stendat dhe afishet promovuese
Stendat dhe afishet promovuese
Stendat dhe afishet promovuese
Stendat dhe afishet promovueseStendat dhe afishet promovuese
Stendat dhe afishet promovuese

Lajme të ngjashme

Back to top button