Dimitrovi dhe Osmani këmbyen akuza për Protokollin me Bullgarinë dhe kryengritjen e IIindenit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ish-ministri Nikolla Dimitrov, dje kanë pasur përplasje verbale përmes rrjeteve scociale, lidhur me Portokollin me Bullgarinë, si dhe përshkrimine Kryengritjes së Ilindenit në të. Ministri Osmani mbrëmë në profilin e tij në Facebook, publikoi një dokument me dy faqe, si dhe një shpjegim se çfarë ka nënshkruar vendi ynë me Bullgarinë si Protokoll, të cilin, siç thotë ai, është nënshkruar nga paraardhësi i tij, emrin e të cilit nuk e përmendi, transmeton Portalb.mk.

“Deri më tani kemi nënshkruar vetëm një Protokoll, nënshkruar nga paraardhësi im, i cili ka disa detyrime të qarta të cilat, për fat të keq, vetëm i kemi marrë, por nuk i kemi realizuar: E para është se pranojmë pikëpamjen bullgare për kryengritjen e Ilindenit, duke pranuar nomenklaturën ‘Kryengritja Ilinden-shpërfytyrimi’, duke krijuar kështu një kornizë në të cilën Komisioni pritet të veprojë , e cila, nga ana tjetër, krijon vështirësi në punën e tyre, por gjithashtu ka vendosur tashmë një precedent në marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë se çështjen historike mund t’i zgjdhim politikisht, në vend që t’ua lëmë Komisionit. Së dyti, me nënshkrimin e Protokollit të vetëm, paraardhësi im e obligoi Komisionin, por edhe vendin para gjithë botës se kanë afat të shkurtër deri në fund të vitit 2019 për të gjetur zgjidhje për Goce Dellçevin dhe kryengritjen, tashmë të përcaktuar sipas pozicionit bullgar si ‘Ilinden-Shpërfytyrimi’, thuhet në postimin e Osmanit.

Më tej, Osmani thotë se nuk mendon se paraardhësi i tij atëherë ka pasur qëllime të këqija, por nuk do ta heshtë, siç thotë ai, “përpjekjen e tij tani për të ‘shkumëzuar’ përpjekjen tonë për ta bërë Protokoll të denjë, në të cilin nuk do të angazhohemi për përmbajtjen por për parimet e punës sonë, duke na paraqitur tani si tradhtarë të nënshkrimit të tij.

“Mendova se do të mund të ruaja mirësjelljen diplomatike dhe të mos flisja për heqjen e dokumenteve nga arkivi i MPJ-së para se të vija në shtëpi, por kur të kalohen vijat e kuqe të mirësjelljes, të gjithë duhet t’i hapim kartat deri në fund… Do të vazhdojmë me punën tonë pavarësisht se sa histeri do të krijojë paraardhësi im. Do të sigurojmë zgjidhje të denjë ne Republikën e Bullgarisë, por edhe të ardhme evropiane të vendit”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Në fund të postimit, Osmani thekson se ky dokument që e prezanton, siç thotë ai, “mungon në formën e tij fizike në Ministrinë e Jashtme”. “Është e pritshme se kush e ka marrë para se të largohet dhe me çfarë qëllimi”, thotë Osmani.

Paraardhësi i Osmanit, Nikolla Dimitrov, më herët gjatë ditës së djeshme në profilin e tij në Facebook publikoi një postim të gjatë me titull “Rikonfirmim urgjent i pozicioneve maqedonase!”.

“Pjesa e dëshpërimit të qeverisë për sukses të rremë shkon aq larg sa që katër mandatet e kryeministrit, të folura me zë e qartë nga mesi i Brukselit, u shkrinë fillimisht në dy fjalë, “protokoll” dhe “hapje”, pastaj në 24 orë vetëm një fjalën “protokoll’. Nga thirrja e shefit të diplomacisë para dre ditësh, parlamenti bullgar nuk e miratoi propozimin, pasi do të “bllokonte procesin evropian në mënyrë afatgjatë”, vetëm një ditë, pas së cilës miratimi i propozimit u bë “progres i madh”. Nëse kjo agoni e një loje fjalësh e pozicionesh do të zgjasë edhe pak, propozimi ndoshta do të bëhet plotësisht i pranueshëm për ta dhe ashtu siç është dhe nga JO-ja historike do të mbetet vetëm pluhuri i hidhur. Fatkeqësisht, nëse kjo ndodh vërtet – të gjithë do ta thithim gjatë, të ngecur në rrugë pa krye”, ka shkruar Dimitrov.

Prandaj, ai konsideron se ka nevojë urgjente për riafirmimin me zë të lartë të qëndrimeve maqedonase brenda dhe jashtë vendit, për t’u dëgjuar nga të gjithë ata që ndoshta nuk kanë dashur t’i dëgjojnë, përfshirë edhe eurokomisionerin Varheji, ndaj pyet: në kushte të tilla, kur publiku lihet të ushqehet vetëm me gjysmëinformacion, si prisni të mos ketë shqetësime dhe dilema?

“Bëhet fjalë për ne, për secilin prej nesh. Duhet t’i përgjigjeni çdo pyetjeje të re, e jo akoma të fajësoni. Epo, ministrat që kërcënojnë se do të ndjekin penalisht qytetarët e ndërgjegjshëm që kanë bërë të pamundurën për të parandaluar një katastrofë kombëtare të quajtur “strategji shtetërore” duke e quajtur atë akt autentik “sulm hibrid”, duhet të zhduken menjëherë nga qeveria. Nëse kjo nuk ndodh, përgjegjësia do të bjerë mbi të gjithë qeverinë”, ka shkruar Dimitrov.

Pas akuzave të Osmanit kundrejt Dimitrovit, ky i fundit nuk është kursyer t’i kthejë sërish kundërpërgjigje.

“Po tundni një protokoll të nënshkruar në qershor 2019 kur NUK ka veto, por e zezë në të bardhë konfirmim i MBËSHTETJES bullgare të integrimit tonë evropian të shkruar në të njëjtin dokument. A e kuptoni kontekstin dhe ndryshimin që bën kjo? Në atë kohë protokolli ishte vërtet dypalësh, ndërsa gjithçka bëhej pa shantazhe”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook ish-ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, në përgjigje të deklaratës së ministrit të Jashtëm Bujar.

Lidhur me faktin se në këtë protokoll nënshkruar nga Dimitrov pranojmë pikëpamjen bullgare ndaj kryengritjes së Ilindenit, duke pranuar nomenklaturën “Kryengritja Ilinden-Shpërfytyrimi”, dhe se ai dokument nuk është në formë fizike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Dimitrov thotë:

“Në versionin maqedonas të dokumentit, kuptohet Kryengritja e Ilindenit është Kryengritje e Ilindenit dhe në asnjë mënyrë tjetër. Është interesante që ju më lehtë keni gjetur ndonjë version bullgar se ai maqedonas. Kabineti im të gjithë dokumentin për çështjen me Bullgarinë ia dorëzoi kabinetit tuaj. Përse pikërisht tani po u humbasin dokumentet nga arkiva, mund ta marrim me mend. Në kohën time, arkivat e kabinetit dhe ministrisë ruheshin me përpikëri”, tha Dimitrov në një postim në Facebook.

Dimitrov po ashtu tha se Osmani “bën bgnes spine”, me gjithë shqetësimet dhe pikëpyetjet e ngritura, jo vetëm nga ai, por nga i gjithë opinioni vendas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button