Serbia shkel Marrëveshjen, financon sistemin arsimor në Kosovë

Tridhjetë e tre euro i ka ndarë Qeveria e Serbisë për financimin e institucioneve shkollore të nivelit parafillor në Kosovë, me gjithë Marrëveshjen ndërkombëtare që kanë bërë të dyja vendet për shuarjen e strukturave paralele.

Bazuar në një dokument mbi ndarjet buxhetore, të cilin e posedon “Koha Ditore”, rezulton se Serbia i ka ndarë këto mjete, në muajin mars të këtij vitim, me qëllim të financimit të arsimit parafillore në dhjetë komuna të Kosovës, ku jetojnë qytetarë të minoritetit serb: Fushë- Kosovë, Lipjanit, Obiliqit, Kamenicës, Graçanicës, Mitrovicës veriore, Leposaviqit, Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Gjilanit.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë deklaruar se nuk kanë pasur informacion në lidhje me ndarjen e këtyre mjeteve dhe kanë falënderuar gazetën “për këto gjetje”. Megjithatë, kanë thënë se për këtë do të ankohen në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Back to top button