Komisioni publikoi tarifat për llogaritjen e faturave të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka shpalosur rregullat në bazë të së cilës do të llogariten faturat e energjisë elektrike në të ardhmen në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Llogaritja e faturave do të bazohet në rregullin e tillë që kWh do të jetë më i shtrenjtë për personat që harxhojnë më shumë sasi të energjisë. Në këtë mënyrë, ka krijuar katër blloqe të çmimeve, varësisht nga sasi e energjisë elektrike të harxhuar.

Më së shtrenjti do të paguajnë amvisëritë që harxhojnë më shumë se 1050 kWh energji elektrike. Gjithë llogaritja bazohet në formën e “tatimit progresiv”.

Blloku i parë i tarifave është deri 210 kWh, e dyta prej 210 kWh deri 630 kWh, tarifa e tretë nga 630 kWh deri 1 050 kWh, ndërsa tarifa e katërt përfshin shpenzimin e energjisë mbi 1 050 kWh.

Rregulloren e publikuar nga Komisioni nuk shpalosen edhe çmimet për çdonjërën tarifë.

Ndryshe, MEPSO dhe Elektrodistribucija tashmë kanë dorëzuar kërkesë në KRRE për rritjen e pjesës së tyre në çmimin e energjisë elektrike për 60 deri në 80 për qind. Nga çmimi që do të ofrojë KRRE do të varet se sa rritje çmimi do të kërkojë furnizuesi universal “EVN Home”, ndërsa pikërisht pjesa e furnizuesit universal më së shumti ndikon në çmimin me të cilin qytetarët do të paguajnë energjinë elektrike pas 1 korrikut të këtij viti. 

KRRE vitin e kaluar ofroi çmim prej 41 euro për megavat orë për 100 për qind të nevojave të “EVN Home” dhe mbulim të plotë të humbjeve në rrjetin që kanë MEPSO dhe Elektrodistribucija.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button