Pritjes për kontejnerët gjysmë-nëntokësor po i vjen fundi, Kasami: Të enjten bëhet pranim-dorëzimi i projektit (VIDEO)

Pranim-dorëzimi i i projektit të kontejnerëve gjysmë-nëntokësor nga Ministria e Financave në Komunë e Tetovës do të bëhet ditë e enjte (30 qershor), kështu tha kryetari i kësaj komune, Bilall Kasami i pyetur nga Portalb.mk.

Ndonëse këto kontejnerë janë montuar tani e disa javë, të njëjtët u desh të presin javë të tëra që institucionet të merren vesh njëra me tjetrën që të lëshohen në përdorim.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se pranim-dorëzimi do të bëhet të enjten.

“Projekti është dakorduar që të bëhet me 30 të këtij muaji dhe atë ditë ne do të bëjmë edhe promovimin e gjitha investimeve të cilat janë bërë deri tani në ndërmarrjen komunale që të kemi një qytet më të pastër”, tha Kasami.

Ndërkaq Ministria e Financave ditë më parë tha se janë në pritje të Komunës së Tetovës për caktimin e datës për pranimin teknik.

Ndërtimi i kontejnerëve gjysmë-nëntokësorë realizohet nga Komuna e Tetovës në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Komunale (MSIP) i cili financohet përmes Njësisë së Projektit të Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore.

Rikujtojmë që Tetova ka nevojë urgjente për më shumë kontejnerë pasi ato ekzistues nuk mund të përballojnë sasinë e mbeturinave të cilat hidhen në to dhe si të tilla përfundojnë në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button