Tetovë, nje person u dënua me tre vjet burg për mospagim të akcizës prej një milion euro për importim të duhanit

Bekim Azemi (48) nga Tetova është dënuar me tre vjet burg për veprën penale “Mospagimi i akcizës”. Vendimi nuk është fuqiplotë. Në Gjykatën Themelore në Veles, ai u shpall fajtor dhe gjyqtari Shefshet Ademi, kryetar i këshillit penal pesë anëtarësh, i shqiptoi dënim me burg, por edhe detyrim për kthimin e dëmit që i ka shkaktuar shtetit në shumë prej 62 milionë denarë, transmeton Portalb.mk

I akuzuari Azemi në vitin 2019 në dy raste, më 12 dhe 24 tetor, përmes kompanisë së tij “Porto Velo” me seli në Veles, ka importuar gjithsej 35.650 kilogramë duhan të thatë të markës “Virginia” në vlerë prej 71 mijë eurosh. Në vend të magazinës së raportuar në Veles, duhani ka përfunduar në destinacion të pacaktuar në Shkup, nga ku ka humbur gjurmët.

“Transportuar me deklaratë të rregullt doganore është importuar nga Greqia me automjete, ku është shpërndarë në njësinë doganore në Kavadar. Pas kryerjes së punëve administrative, sipas shoferëve duhani në vend të magazinës së deklaruar në Veles është bartur në Çair dhe është hedhur në treg pa paguar akcizë”, tha prokurorja Slavica Temelkovski.

Mbrojtja e të pandehurit Azemi pretendon se malli i transportuar nuk është me akcizë.

“Duhani i importuar nuk është i përpunuar, nuk është i copëtuar, por i tharë i papërpunuar në gjethe dhe nuk i nënshtrohet akcizës. I njëjti ashtu është tarifuar edhe në deklaratat e importit”, tha avokati Angel Gjorgjiev, mbrojtës i të akuzuarit Azemi.

I pandehuri në mbrojtjen e tij tha se nuk ndihet fajtor.

“Nuk kam kryer asnjë vepër. Unë jam ndërtues dhe në vitin 2019 kam importuar duhan që më është hequr si borxh”, tha Azemi në fjalën e tij përmbyllëse.

Ai mbetet në paraburgim deri në përfundimin e aktgjykimit. Kallëzimet penale janë dorëzuar në nëntor 2020 nga Drejtoria doganore e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button