Shkup, rrahu nënën e tij 70-vjeçare – kërkohet paraburgim

Një 31-vjeçar nga Shkupi dyshohet se gjatë ushtrimit të dhunës në familje ka lënduar rëndë nënën e tij 70-vjeçare, transmeton Portalb.mk.

Sipas Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, ai fillimisht ka nisur debat verbal, ndërsa më pas e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me duar në fytyrë dhe në trup. Ai ka vazhduar ta godasë me karrige, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe duke i thyer të dy duart.

Nga frika se mos sulmohej sërish, viktima është larguar nga shtëpia dhe ka raportuar ngjarjen më 24 qershor, kur i dyshuari është bërë sërish agresiv ndaj saj.

Prokuroria kundër tij inicioi procedurë për veprën penale – Lëndim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Prokurori publik kompetent vlerësoi se ekzistojnë rrethana që dukshëm tregojnë për mundësinë që i dyshuari të ikë apo ta përsërisë veprën penale, andaj i ka dorëzuar propozim për paraburgim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button