Dënim me burg për policin nga Manastiri që dhunoi dy qytetarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare

Gjykata Themelore Penale Shkup më 30.05.2022 solli aktgjykim me të cilin i pandehuri G.P, polic i uniformuar i punësuar në SPB Manastir është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burg. Ai në videon e cila qarkulloi në rrjetet sociale shihej se si ka përdorur dhunë fizike ndaj dy qytetarëve që kanë pësuar aksident, transmeton Portalb.mk.

Shoqata maqedonase e juristëve të rinj (ShMJR) dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut informojnë se Gjykata Themelore Penale Shkup, pas vendimit të Gjykatës së Apelit me të cilin u rrëzua aktgjykimi i shkallës së parë, në rigjykim solli aktgjykim të ngjashëm me të cilin polici G.P. i punësuar në SPB Manastir është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burg për veprën “Maltretim në kryerjen e detyrës zyrtare”- neni 143 i Kodit Penal.

Në rigjykim u prezantuan prova nga mbrojtja që nuk u pranuan në gjykimin paraprak. Lidhur me ngjarjen, identike me aktgjykimin paraprak, gjykata thekson se zyrtari i policisë ka maltretuar të dëmtuarin N.J. dhe kundër tij ka vepruar në mënyrën që poshtëron dinjitetin njerëzor dhe peronalitetin njerëzor, me çka plotësisht  është plotësuar thelbi juridik i veprës penale që i ngarkohet të pandehurit me aktakuzë.

Gjykata konstatoi se më datë 21.09.2020 rreth orës 01:00 në rrugën Nikolla Tesla në Manastir, i pandehuri në cilësinë e punonjësit të policisë me uniformë zyrtare në kryerje të detyrës ka maltretuar të dëmtuarin N.J., dhe derisa i dëmtuari ka qenë i shtrirë në tokë i pandehuri e ka goditur me shqelma dhe grusht në trup në kokë, krahë, këmbë, shpinë, duke përdorur forcë të tepruar .

Edhe pse mbrojtja iu referua sjelljes agresive të dëmtuait ndaj zyrtarëve të policisë, gjykata i hodhi poshtë pretendimet e tilla me arsyetimin se “rrethanën se i dëmtuari ka qenë nën efektin e alkoolit dhe është sjellë në mënyrë agresive, për çka ndaj tij po zhvillohet procedim penal për veprër penale nga neni 383 i Kodit Penal, nuk përbën justifikim për veprimet e kryera nga i akuzuari dhe nuk përbën bazë për lirimin e të pandehurit nga përgjegjësia penale.

Shoqata maqedonase e juristëve të rinj dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut e mirëpresin këtë vendim të gjykatës, veçanërisht duke pasur parasysh paprekshmërinë e lirisë së individit, siç thekson edhe gjykata në vetë aktgjykimin, gjegjësisht se në caktimin e dënimit veçanërisht ka pasur parasysh shkeljen e të mirave të mbrojtjes së të dëmtuarit, dhe ato janë liritë dhe të drejtat e të dëmtuarit, si dhe shpeshtësia e këtij lloji të veprës penale, si rrethana rënduese.

“Theksojmë se ky qëndrim i gjykatës gjatë rigjykimit është i një rëndësie të jashtëzakonshme sepse është ndër aktgjykimet e shkallës së parë ku një zyrtari policor i shqiptohet dënim efektiv me burgim për përdorimin e forcës së tepruar ndaj të dëmtuarit për veprën penale Maltretim në kryerja e detyrës, neni 143 i Kodit Penal. Praktika e deritanishme gjyqësore parashikon shqiptimin e një dënimi me kusht për punonjësit e policisë vetëm kur konstatohet përdorimi i forcës së tepruar për tejkalim të kompetencave policore”, thuhet në njoftimin e Komiteti të Helsinkit.

Andaj e mbështesim plotësisht qëndrimin e Gjykatës se në rastin konkret me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej një viti do të arrihen qëllimet e dënimit nga aspekti i parandalimit të përgjithshëm dhe të veçantë.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2020 qytetarët e Manastirit protestuan si reagim ndaj këtij veprimi nga ana e zyrtarit policor. Protesta, e organizuar nga Iniciative “Avaja” së bashku me shoqatat “Romalitike”, “Romano Avazi”, “Romaverzitas”, “Bairsko Svetlina” dhe “Romsko Jako”, përveç që ishte reagim ndaj këtij rasti, u protestua edhe kundër diskriminimit të romëve, sepse viktimat që u sulmuan nga policia ishin rom.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button