Dibër, filloi edicioni i 21-të i festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni” (VIDEO)

Në Dibër ka filluar edicioni i 21-të i festivalit “Teatrit Shqiptar në Maqedoni” në teatrin “Qemal Ajdini”. Me këtë rast artdashësit dibran do të ndjekin shfaqje të përzgjedhura nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova deri më datën 30 qershor, shkruan Portalb.mk.

Festivali u hap të premten me trupën e teatrit të Shkupit me dramën “Murlin Murlo” nga N. Klojada dhe në regji të Kristina Dimitrova. Teatri “Ultra” nga Kumanova u shfaq në skenë të shtunën mbrëma me shfaqjen “Mjekimi” nga E.Walsh në regji të Qazmedin Nuredinit. Ndërsa mbrëmë në skenë u ngjitën Teatri Gostivarit me komedinë “Ves Ves” nga L. Baffie në regji të Kushtrim Bekteshit.

Sonte pritet të ngjitet në skenë Teatri KE “Kujtim Spahivogli” nga Tirana me shfaqjen “Dhimbje e lehtë” nga H.Pinter në regji të Drini Hasani. Më datën 28 do të shfaqjet Teatri Kombëtar i Prishtinës me dramën “Muslimani”, autor regjisor i shfaqjes është Enver Petrovci. Të mërkurën pritet Teatri Shqiptar për fëmijë dhe të Rinj nga Shkupi me shfaqjen “Lojra në oborrin e pasmë” nga E.Mazya dhe në regji të Agon Myftarit.

Festivalin do e mbyll Teatri i Tetovës me dramën “Borgjezi fisnik” nga Zh.B.Molier dhe në regji të Kushtrim Bekteshit. Këtë natë gjithashtu do të ndahen çmimet tradicionale për shfaqjen më të mirë, regjia më e mirë, aktori dhe aktorja më e mirë.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës së RMV-së, Qendra për Kulturë-Dibër dhe Komuna e Dibrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button