Aksident në Shkup, një person ka humbur jetën ndërsa tre janë lënduar

Një person ndërroi jetë, ndërsa tre janë lënduar në një aksident automobilistik që ndodhi mbrëmë në rrethrrotullimin në Shkup, në kryqëzimin për Radishan. Aksidenti ndodhi gjatë përplasjes së një motoçiklete me një veturë të tipit Opel Corsa, transmeton Portalb.mk.

“Mbrëmë në në rrethrrotullimin e Shkupit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklete Kawasaki, i drejtuar nga G.V. (45) nga Trubareva dhe vetura “Opel Corsa”, e drejtuar nga G.I. (49) nga Nerezi i epërm. Në vend-ngjarje ndërroi jetë bashkë-udhëtarja e motoçiklistit, K.V. (40)”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Motoçiklisti, drejtuesi i “Corsas” dhe pasagjeri në makinë janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button