RMV, nga shitja e qeseve të plastikës janë mbledhur mbi 720 mijë euro, fondet do të shkojnë për selektimin e mbeturinave nëpër qytete

Nga shitja e qeseve të biodegradueshme, për vetëm katër muaj janë mbledhur mbi 44,7 milionë denarë ose mbi 720.000, ninformuan për Meta.mk nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor (MMJPH). Bëhet fjalë për periudhën nga 1 dhjetori i vitit të kaluar deri në fund të marsit 2022, ku përllogaritjet dhe pagesat e tregtarëve me pakicë nga shitja e qeseve plastike bëhen çdo tre muaj dhe shumë shpejtë do të publikohen të dhënat edhe për tremujorin e dytë, transmeton Portalb.mk.

Sipas vlerësimeve të ministrisë, përdorimi i qeseve në tregjet e mëdha në katër muajt e parë është ulur me tetë herë krahasuar me periudhën e para dhjetorit 2021.

“Ideja dhe propozimi i MMJPH-së është që me ato mjete të prokurohen kontejnerë për seleksionimin e mbeturinave për plastikë dhe kanaçe dhe në këtë mënyrë mjetet të riinvestohen në mjedis, në radhë të parë për të mbështetur sistemin e selektimit të mbeturinave në komuna dhe  për qytetarë. Për këtë, MMJPH do të përgatisë një Program për investimin e mjeteve të grumbulluara në atë bazë, i cili do t’i dorëzohet Qeverisë së RSM-së për miratim, pas përfundimit të procedurës për ribalancim të buxhetit”, sqarojnë Ministria.

Komunat duhet të informojnë për lokacionet për grumbullimin e mbeturinave të selektuara.

Përveç blerjes së kontejnerëve për seleksionimin e mbetjeve nga shitja e qeseve, ndërkohë do të punohet me komunat që duhet të lidhin marrëveshje me mbajtësin kolektiv për të siguruar grumbullimin e mbetjeve të përzgjedhura.

“Për vendosjen e kontejnerëve, komunat duhet që në përputhje me marrëveshjet me trajtuesit kolektivë të mbeturinave, të na informojnë për lokacionet ku do të sigurohet grumbullimi i mbetjeve të përzgjedhura”, bëjnë me dije Ministria e mjedisit.

Me fondin e siguruar financiar nga shitja është planifikuar vendosja e kontejnerëve për seleksionim në të gjitha komunat dhe shpërndarja do të bëhet sipas metodologjisë dhe numrit të caktuar të banorëve nëpër komuna.

Ndryshe, me ndryshimet e miratuara në ligjet për menaxhimin e mbeturinave të miratuara nga Kuvendi i Maqedonisë vitin e kaluar, qeset plastike u ndaluan për përdorim nga 1 dhjetori 2021. Qytetarët nëpër shitore mund të blejnë një qese të biodegradueshme me çmim prej 15 denarë ose të bëjnë pazar me çantë për ripërdorim.

Në mënyrë alternative, një pjesë e dyqaneve kanë ofruar falas qese të biodegradueshme pa doreza ose përdorimin e qeseve prej letre. Disa shitës i shesin edhe qeset prej letre, ndërsa perimet dhe frutat mund të blihen në qese plastike në tregjet e Shkupit, megjithëse janë të ndaluara.

Nuk ka mjete nga shitja e qeseve për rrethimin e arsenit në Llojan

Nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor për Meta.mk thanë se mjetet e grumbulluara nga shitja e qeseve të biodegradueshme nuk mund të përdoren për rrethim dhe tabela informative rreth arsenit të shpërndarë dhe mbetjeve të rrezikshme që ndodhen në minierën “Llojan”, ku ndodhet edhe shkolla fillore, rreth 100 metra nga godina ku nxënësit  ndjekin mësimin.

“Ndërkohë, ne nuk kemi të drejtë ligjore që të bëjmë program të ri, apo të rishpërndajmë dhe t’i përdorim paratë derisa rebalanci është në Kuvend”, shpjeguan nga MMJPH arsyen për të cilën nuk mund të përdoren këto mjete në Llojan.

Kujtojmë se zgjyra me rreth 15.000 tonelata sulfur arseni, ësht lokalizuar në ish-minierën “Lojan”, ndërsa në një lokacion shtesë afër fshatit Tabanovc deponohen sasi shtesë të këtyre mbeturinave jashtëzakonisht të rrezikshme. Përveç që Inspektorati Shtetëror i Mjedisit (ISHM) kërkoi zgjidhje për problemin e arsenit, në fillim të vitit inspektimit iu bashkua edhe Inspektorati Shtetëror për Inspektim Teknik (IShIT).

Nga IShIT fillimisht evidentuan parregullsi dhe urdhëruan koncesionarin e atëhershëm – kompaninë turke “Kaltun Madenxhilik” që të rrethojë zonën në Lojan, të vendosë tabela informuese për rrezikun dhe të vendosë shenja paralajmëruese për rrezikun e përdorimit të ujërave të zeza.

Mirëpo, në fund të muajit maj të këtij viti, IShIT informoi se kompania nuk ka vepruar pas vendimit ekzekutiv dhe përfundimtar të inspektorit shtetëror, kështu që aktualisht është duke u ndjekur një procedurë për rrafshim dhe marrëveshjeme koncesionarin, me të cilën mund të marrë gjobë në para.

Portalb.mk dhe Meta.mk kanë shkruar për rreziqet e arsenit të shpërndarë dhe mbeturinave të lëndëve të para minerale në Llojan dhe Tabanoc në dhjetor të vitit të kaluar. Gjatë gjithë periudhës së kaluar, njerëzit, kafshët dhe gjithë mjedisi në Llojan dhe Tabanoc janë përballur me pasojat e arsenit të shpërndarë në të dyja lokacionet dhe tetë vite të humbura për t’u përballur me rrezikun që kërcënon drejtpërdrejt shëndetin e tyre. Edhe pse u zgjodh për të shfrytëzuar arsenin, koncesionari nuk e pastronte vendin nga mineralet e rrezikshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button