Disa linja të NQP-së nesër me regjim të ndryshuar për shkak të bllokadës së LSM-së

Ndërmarrja Qarkulluese Publike Shkup (NQP) njofton se nesër, e hënë (27.06.2022), në periudhën nga ora 7 deri në 10:00, për shkak të bllokimit të disa rrugëve nga greva e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), një pjesë e linjave të transportit publik do të funksionojë me modalitet të ndryshuar nga normalja, transmeton Portalb.mk.

Sipas NQP-së, ndryshime do të ketë në këto linja:

43, 45, 50, 50A, 52, 53, 55, 55 B, 62, 63, 63A, 65, 65A, 65B, 65B, 66, 66A, 68, 54, 16, 13, 42, 2 dhe 2A.

Për shkak të protestës së organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), nesër nga ora 7 deri në ora 10 do të ndërmerren masa për regjim të veçantë të komunikacionit në të gjitha rrugët që gravitojnë rreth bulevardit “Aleksandri i Madh” me rrugën “16. Brigada e Maqedonisë“në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button