Petkov: Shkupi tani ka një zgjedhje për të ardhmen e tij, Bullgaria nuk mund të jetë përgjegjëse për të gjithë

Shkupi tani ka një zgjedhje për të ardhmen e tij, Bullgaria nuk mund të jetë përgjegjëse për të gjithë, tha kryeministri bullgar në dorëheqje Kiril Petkov në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare (BNR), duke komentuar qëndrimin e Sofjes pas vendimit të Asamblesë Kombëtare për të pranuar draftin – Propozimi i Presidencës franceze me BE-në për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, transmeton 360 Shkallë.

Sipas Petkov, me pranimin e “propozimit francez”, Bullgaria arriti të mbrojë interesat e saj kombëtare.

“Bëmë diçka të mahnitshme. Për herë të parë Brukseli mbështeti qëndrimin bullgar”, ka thënë Petkov.

Ai theksoi se nëse vendi pajtohet me propozimin e Parisit, do të duhet të përfshihen bullgarët në Kushtetutë përpara se të fillojë procesi i negociatave me BE-në.

“Ne kemi mekanizma të qartë kontrolli për gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin. Ne kemi përcaktime shumë të qarta të fakteve historike dhe arsimit në shkollat ​​në Maqedoninë e Veriut”, tha Petkov.

Ndryshe, Parlamenti bullgar e miratoi rezolutën që miraton heqjen e vetos për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Propozimi kaloi me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button