LSM sot ka filluar me bllokada në rrugë, nga ora 7 deri në 10:00 regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Për shkak të protestës së organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), sot nga ora 7 deri në ora 10 do të ndërmerren masa për regjim të veçantë të komunikacionit në të gjitha rrugët që gravitojnë rreth bulevardit “Aleksandri i Madh” me rrugën “16. Brigada e Maqedonisë“në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme dje, do të ndërmerren masa për regjim të veçantë qarkullimi në rrugët e mësipërme dhe qarkullimi do të ridrejtohet në rrugët përreth.

Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet protesta.

Pas protestave para Kuvendit, Qeverisë dhe Ministrisë së Financave, LSM njoftoi se sot nga ora 7 deri në 10 fillon bllokimin e rrugëve.

Greva e përgjithshme në rajonet e komunave Dellçevë, Vinicë dhe Demir Kapi, të cilat u goditën nga stuhia dje pasdite, u ndërpre, për shkak të nevojës për vendosjen e të gjitha kapaciteteve në dispozicion për të përballuar pasojat e fatkeqësisë natyrore.

LSM shkoi në grevë të përgjithshme pas dështimit të negociatave të fundit me Qeverinë për kërkesat e tyre për rritje lineare të pagave në sektorin publik për 2806 denarë dhe kthim të së drejtës në rekurs për pushim vjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button