Sulme të reja në kryeqytetin ukrainas

Një sulm që dyshohet se është kryer me raketë ruse në një lagje të Kievit, ka lënë të plagosur të paktën pesë persona në orët e para të 26 qershorit, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Disa banorë është thënë se mund të kenë mbetur nën rrënoja, pas një ndërtesë nëntëkatëshe është përfshirë nga flakët.

Bombardimi i Kievit ka ardhur teksa forcat ushtarake ukrainase planifikojnë të rigrupohen, pas humbjes së qytetit të Severodonjeckut në lindje të shtetit.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitsçko ka shkuar në lagjen ku ka ndodhur sulmi.

Lagjja, e njohur si Shevçenko, është nikoqire e universiteteve, galerive, bizneseve kulturore dhe restoranteve.

Klitsçko ka thënë se disa viktima janë në spital, por ka edhe që kanë mbetur nën rrënoja.

Ai ka thënë se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë shpëtuar një vajzë shtatëvjeçare.

“Ajo është gjallë”, ka thënë Klitschko dhe “tani po tentojnë të shpëtojnë nënën e saj”.

Klitsçko e ka konsideruar sulmin si përpjekje të Rusisë për të “frikësuar ukrainasit”, para samitit të NATO-s që mbahet në Madrid më 28 deri më 30 qershor.

Liderët e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) do të mblidhen afër Mynihut më 26 qershor për të diskutuar masat pro-Ukrainës.

Rreth 600 kilometra në juglindje, forcat ukrainase kanë thënë kanë bërë “tërheqje taktike” nga qyteti i Severodonjeckut.

Mirëpo, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zotuar në adresimin e tij ditor se Ukraina do të rimarrë të gjitha qytetet e humbura, prej nisjes së pushtimit rus në këtë shtet më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button