fbpx

Norvegji, ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmit në Oslo

Norvegjia mban sot një ceremoni përkujtimore për të nderuar viktimat e sulmit që ka ndodhur në Oslo, në orët e para të 25 qershorit, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Autoritetet dyshojnë që sulmi ka qenë akt “i terrorizimit islamik”.

Dy njerëz kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave në tri lokacione në kryeqytetin norvegjez, Oslo, duke përfshirë një bar të homoseksualëve.

Princi norvegjez i kurorës, Haakon dhe princesha e kurorës, Mette-Marit, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e 26 qershorit në Katedralen e Oslos, bashkë me kryeministrin, Jonas Gahr Støre, kanë raportuar mediat norvegjeze.

“Kjo gjë ka shkundur gjithë shoqërinë tonë”, është cituar të ketë thënë përfaqësuesi i kishës, Kristin Gunleiksrud Raaum, kanë raportuar mediat në Norvegji.

Ky incident ka rezultuar me anulim të Paradës së Krenarisë, për të caktuar një ditë tjetër më vonë gjatë vitit.

I dyshuari, i cili është arrestuar pak pas sulmit, është përshkruar si një burrë norvegjez, 42-vjeçari Zaniar Matapour, me prejardhje iraniane, i cili veçse ka qenë i njohur nga shërbimet kundër-terrorizmit.

Shërbimet e sigurisë në Norvegji kanë rritur alarmin në nivelin më të lartë, pas kryerjes së këtij sulmi.

Shefi i sigurisë, Roger Berg, e ka konsideruar sulmin “akt terrorist islamik” dhe ka thënë se i dyshuari ka pasur “histori të gjatë të dhunës dhe kërcënimeve” si dhe problemeve me shëndetin mendor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button