RMV, MPJ dënoi gjuhën e urrejtjes në Kuvendin Popullor të Bullgarisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dënon ashpër shkrimet e djeshme “Maqedonia është Bullgari”, të cilat u shfaqën në duart e një pjese të deputetëve gjatë kohës së pikës së parë të rendit të ditës në seancën e Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, por edhe gojarisht e theksuar nga foltorja, gjatë po të njëjtës seancë, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Parlamenti bullgar miratoi heqjen e vetos, pritet që kryeministri Petkov të marrë vendimin qeveritar

Porositë e këtilla janë në kundërshtim me vlerat evropiane demokratike, por edhe kundër Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim dhe nuk kontribuojnë në kultivimin e parimeve dhe frymës së Marrëveshjes.

Republika e Maqedonisë së Veriut pret që përfaqësuesit zyrtarë të Bullgarisë të dënojnë këtë gjuhë eksplicite të urrejtjes dhe pretendimeve territoriale drejt Maqedonisë së Veriut, si akt skajshëm jo korrekt drejt një shteti fqinj mik.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë përkatëse i ka dorëzuar Notë Verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button