Orkestra Filarmonike gjallëroi mbrëmë Parkun e Qytetit të Shkupit (VIDEO)

Mbrëmë në Parkun e Qytetit të Shkupit u mbajt koncerti tradicional i Orkestrës Filarmonike kushtuar gjeniut Charlie Chaplin. Para publikut ata performuan muzikën e filmit “Fëmija” të vitit 1921 ku paralelisht u dha edhe shfaqja e filmit, shkruan Portalb.mk.

Koncerti u dirigjua nga Gian Emin ndërsa u mbështet nga Ministria e Kulturës së RMV-së, ku lokacionin e siguroi Qyteti i Shkupit.

Komeditë e Charlie Chaplin janë një përzierje e komedisë dhe emocioneve të thella dhe fokusohen në aspekte të rëndësishme të jetës së përditshme. Me fjalë të tjera, filmat e tij mund të jenë qesharak sepse vesh këpucë të mëdha dhe një pallto të ngushtë, por pas personazhit të të pastrehurit dhe aventurave të tij qëndron tragjedia e jetës shoqërore të kohës në të cilën janë krijuar, shkruan MOF.

Me atë tragjedi, të fshehur pas humorit, publiku mund të identifikojë periudhën jashtëzakonisht të vështirë të depresionit të madh në Shtetet e Bashkuara.

I tillë është filmi i tij “Fëmija”. Një ndërthurje emocionesh të thella tragjike dhe komike të gërshetuara me mjeshtëri në rrëfimin e historisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button