MPJ bullgare: Jemi të gatshëm të miratojmë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me RMV-në

Ministria e Punëve të Jashtme bullgare sot njoftoi se Bullgaria është e gatshme të miratojë konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut me BE-në, menjëherë pas nënshkrimit të protokollit dypalësh, transmeton Portalb.mk.

“Kuvendi sot miratoi një vendim në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne nuk i kemi shtuar asnjë kërkesë të re Shkupit dhe jemi të gatshëm ta miratojmë konferencën e parë ndërqeveritare sapo miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut të nënshkruajnë protokollin, siç diskutuan ministrat e jashtëm”, njoftoi Ministria e Jashtme bullgare.

Ndryshe, Parlamenti bullgar e miratoi rezolutën që miraton heqjen e vetos për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Propozimi kaloi me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenime. Janë përfshirë kushtet bullgare, përfshirë mosnjohjen e “gjuhës maqedonase”. Me këtë plotësohet kushti i kryeministrit Kiril Petkov, që Parlamenti bullgar të diskutojë zgjidhjen e propozuar dhe më pas të merret vendim në nivel qeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button