Polonia do të merr hua 450 milionë euro për të mbështetur refugjatët ukrainas

Banka për Zhvillim (CEB) e Këshillit të Evropës nënshkroi një marrëveshje me Poloninë për të ofruar një kredi rekord prej 450 milionë eurosh për të mbështetur mbi 4 milionë refugjatë ukrainas në Poloni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja e huasë u nënshkrua nga guvernatori i CEB-it, Carlo Monticelli, dhe ministres polake të Financave, Magdalena Rzeczkowska, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga institucioni financiar i BE-së.

Huaja më e madhe ndonjëherë e CEB-it pritet të ndihmojë përpjekjet e Polonisë për t’u përballë me fluksin masiv të ukrainasve që ikin nga lufta e Rusisë në territorin e tyre.

“Madhësia e huasë që ne nënshkruam sot tregon vendosmërinë e qartë të CEB-it për të mbështetur Poloninë në kohë dhe në mënyrë efektive për të tejkaluar një sfidë të paprecedentë ekonomike dhe një tragjedi njerëzore”, tha Monticelli.

“Në këtë aspekt, ne jemi shumë të kënaqur që kredia jonë është krijuar për të adresuar nevojat në zhvillim të njerëzve të zhvendosur dhe komuniteteve të tyre pritëse, duke përfshirë institucionet qeveritare dhe shoqërinë civile”, shtoi ai.

Rzeczkowska, nga ana e saj, theksoi se kredia në lidhje me mbështetjen e dhënë nga autoritetet polake për civilët ukrainas që ikin nga lufta është “shembulli më i mirë” i aftësisë së CEB-it për të ndihmuar vendet anëtare kur është e nevojshme.

Polonia aktualisht strehon mbi 4 milionë njerëz të zhvendosur nga Ukraina, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar.

E themeluar në vitin 1956, CEB ka 42 shtete anëtare dhe synon të mbështesë vazhdimisht reagimin në kohë dhe me efektivitet për të lehtësuar vuajtjet dhe për t’u kthyer dinjitetin refugjatëve dhe migrantëve.

Sipas OKB-së, të paktën 4.677 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Sipas shifrave të OKB-së, mbi 14 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë më shumë se 8 milionë që kanë ikur në vende të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button