U larguan 72 shqiptarë nga Anglia e Franca

Të dënuar për krime të ndryshme apo pa dokumentacionin përkatës për të qëndruar. Është ky profili i 72 shqiptarëve të deportuar në 24 orët e fundit nga vende si Anglia apo Franca, raporton Klan. Nga Anglia janë riatdhesuar 24 shqiptarë, 21 prej të cilëve të dënuar në territorin britanik për vepra të ndryshme penale si trafiku i narkotikëve apo grabitjet e dhunshme me armë. Ndërsa 3 të tjerë janë kapur nga autoritetet britanike teksa qëndronin në këtë shtet pa leje qëndrimi.

Ndërsa nga Franca, janë deportuar 48 shqiptarë, një pjesë e të cilëve ashtu si në Angli kanë pasur probleme me drejtësinë pasi janë dënuar për krime në fushën e trafikut të drogës apo ato ndaj personit. Statusi ‘Deportiv’ një pjese prej të riatdhesuarve nga Franca i është vënë shqiptarëve që qëndronin atje në mënyrë të parregullt. Ndalimi i disa prej tyre është bërë në tentativë për të shkuar drejt Anglisë.

Kjo e fundit është një nga shtetet ku më së shumti tentojnë të qëndrojnë ilegalisht shqiptarët, jo në pak raste të implikohen dhe veprimtari të jashtëligjshme. Nisur nga numri i lartë i tyre në vitin që lamë pas mes autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike u nënshkrua marrëveshje ekstradimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button