ANALIZË: RMV, rritje e borxheve në shëndetësi, komuna, ministri… (Infografik)

Rritje e detyrimeve, që kanë arritur për pagesë por nuk janë paguar, të ndërmarrjeve publike në nivel lokal, institucioneve publike shëndetësore, të komunave dhe në arsim. Ulje ka te ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet në pronësi shtetërore. Të dhënat e reja të Ministrisë së Financave tregojnë se në tremujorin e parë të këtij viti, në të cilin u derdh kriza energjetike dhe e gazit e vitit të kaluar, ndërsa rritja e inflacionit i vjen si një “mëlmesë”, detyrimet që kanë arritur për pagesë por nuk janë paguar të institucioneve nën “ombrellën shtetërore” , kapin shumën prej 391,2 milionë euro, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Në “listën e re të borxhlinjve” 1231 institucione shtetërore.

Për vetëm tre muaj janë rritur ndjeshëm detyrimet e arritura por të papaguara të shfrytëzuesve buxhetorë të linjës së parë dhe të dytë – ministrive, agjencive, shkollave, ka rritje të borxheve në komuna dhe në institucionet publike shëndetësore.

Kështu, shfrytëzuesit buxhetorë të linjës së parë në tremujorin e parë kanë raportuar fatura të papaguara në vlerë prej 11,6 milionë euro, ndërsa shumën më të lartë të detyrimeve të arritura por të papaguara e kanë ndërmarrjet dhe kompanitë publike të themeluara dhe të kontrolluara nga shteti – 134 milionë euro. Megjithatë, kjo shumë është ulur për 45 milionë euro krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2021. Vetëm detyrimet e papaguara të institucioneve publike shëndetësore janë rritur për 17,7 milionë euro për tre muaj, ndërsa borxhi i ndërmarrjeve publike komunale është rritur për 6,6 milionë euro.

Në “listën e re të borxhlinjve” janë 1231 subjekte shtetërore, por detyrime që kanë arritur për t’u paguar, por nuk janë paguar kanë raportuar 902 institucione– 300 më shumë krahasuar me “listën e borxheve” në fund të vitit 2021.

Borxhet e komunave, ministrive, shëndetësisë...

Edhe të dhënat e reja të Ministrisë së Financave tregojnë se është shënuar rritje e detyrimeve që kanë arritur, e janë të papaguara të komunave– dhe kanë arritur në 71,7 milionë euro, që është 3 milionë euro krahasuar me gjendjen në fund të vitit 2021.

Lartë, në vendin e pestë, sipas shumës së borxhit është komuna e Tetovës me 13,5 milionë euro dhe në vendin e tetë është komuna e Ohrit me gati 8,5 milionë euro – të dy komunat kanë pothuajse pozitë të pandryshuar borxhi në krahasim me fundin e vitit 2021. Ndër komunat me borxh më të madh është edhe Gostivari me 6.4 milionë euro – shumë që megjithatë është reduktuar në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2021. Komuna e Strugës ka raportuar borxh që ka arritur, për që nuk është papaguar, në vlerë prej afro 3,6 milionë euro me rritje krahasuar me gjendjen në fund të vitit 2021, kurse komuna e Dellçevës ka detyrime prej 3,1 milionë euro, pothuajse njësoj sikurse në tremujorin e fundit të 2021.

Në listën e re të borxheve në tre vendet e para janë kompanitë e kontrolluara nga shteti, HM “Transporti” ka raportuar borxh në vlerë prej 67,5 milionë euro, HM “Infrastruktura” 23,3 milionë euro dhe SHA “ELEM” 16,9 milionë euro.

Sipas shumës së detyrimeve që kanë arritur e janë pa paguar lartë renditet shëndetësia – Institucionet shëndetësore publike për nevojat e ISHP-së, Klinikat Universitare, Enti i Qendrës Emergjente kanë borxh prej 14,1 milionë euro ISHP Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji  ka borxh gati 9 milionë euro, Spitali në Kërçovë ka raportuar 5,9 milionë euro, ndërsa Klinika për Traumatologji në Shkup 4,6 milionë euro. Shuma më të larta të detyrimeve të arritura por të papaguara kanë Instituti i Mjekësisë Transfuzione me 4.5 milionë euro dhe SPQ “8 Shtatori” me 4,3 milionë euro.

Ministria e Financave publikon të dhëna tremujore për gjendjen me detyrimet e arritura dhe të papaguara të institucioneve shtetërore në nivel vendor dhe qendror. Pas fillimit të pandemisë, ka rritje të borxheve, të cilat vitin e kaluar krahasuar me vitin 2020 janë rritur për më shumë se 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button