Khaby Lame u bë TikTokeri më i ndjekur në botë (VIDEO)

TikTok ka një kampion të ri tani. Khaby Lame është 22-vjeçari nga Senegali, i cili mbrëmë u rangua i pari në listën e personave me më së shumti ndjekës në TikTok. Kështu ai ia kaloi edhe yllit amerikan të TikTok-ut Charlie D’Amelio. Lame tani ka më shumë se 142.7 milionë ndjekës, krahasuar me D’Amelio e cila mbante numrin rekord prej 142.3 milionë ndjekës, shkruan Theverge, transmeton Portalb.mk.

Lame u bë i famshëm duke bërë duete me videot e famshme të “Life Hacks”, ku ai reagonte me mimika se sa absurde janë ato truqe që po promovoheshin. Tani ai poston kryesisht skeçe komedi të heshtura, duke grumbulluar miliona shikime dhe pëlqime. Ndjekja e tij filloi të shpërthejë vitin e kaluar dhe javët e fundit ku fansat nisën përpiqeshin që ta vendonin atë në rend të parë.

@khaby.lame

Helping these friends that are so confused!! #learnfromkhaby #learnwithtiktok @tiktok

♬ suono originale – Khabane lame

D’Amelio dhe motra e saj, Dixie, janë dy nga figurat kryesore të TikTok, ata thonë që ngjitja e tyre në majë të TikTok-ut ishte krejtësisht e rastësishme. Ato arritën ta bëjnë këtë përmes videove duke kërcyer disa sekonda. TikTokat e tyre frymëzuan miliona ndjekës që të përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë. Sipas vlerësimeve të Forbes, motrat fituan rreth 27.5 milionë dollarë vitin e kaluar.

@charlidamelio

@zoifishh @Arrington @Luis

♬ original sound – ✌︎︎

Arritja e Lame në majën e TikTok-ut  do të thotë shumë, pasi që më pare kishte akuza se algoritmi i TikTok-ut është racist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button